Categories Lajme

Protestë në Shkodër, 50 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit mbesin pa punë

Punonjës të ndërmarrjes së pastrimit protestuan para bashkisë së Shkodrës pas vendimit për largimin e tyre nga puna. Ky institucion ka ndërprerë kontratën me kompaninë që pastronte qytetin dhe e ka lidhur me një kompani tjetër. Punëtorët pretendojnë se nuk janë njoftuar se do mbeten pa punë.

Siç raporton gazetari i ABC News, Simon Shkreli, 50 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit në Shkodër do mbesin pa punë. Ata protestuan para Bashkisë Shkodër pasi kjo e fundit  ka ndërprerë kontratën me kompaninë që deri me datë 21 tetor ka pastruar qytetin duke lidhur kontrate me një firmë tjetër pastrimi. Kjo e fundit u shpall fituese e tenderit të pastrimit. Punëtorët thonë se nuk ishin lajmëruar më herët për largimin nga puna .

Në mbështetje të punonjësve të pastrimit doli edhe kryetari i sindikatave të pa varura të Shkodrës  Albert Tuka. Punonjësit e pastrimit të qytetit shprehen se deri tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje dhe se të vetmet të ardhura i kanë siguruar nga puna në pastrimin e qytetit./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME