Categories Lajme

Protestë se ngordhi 1 qen e po flenë 30 jashtë; heshtje pasi janë v.r.arë 51 njerëz e po flenë 30 mijë në çadra e stalla

FAKT/ Ne shqiptarët e mbetur nën varfërinë dhe skllavërinë e politikës dhe mafies qeveritare; jemi popull mjeran e pa vetë-drejtësi Dy ditë më parë, një grup të rinjsh, me logo të një OJF-je me aktivitet mbrojtjen e qenve endacakë; dolën me parulla para Bashkisë-Tiranë, duke protestuar kundër mikut të qenve, kryebashkiakut Erjon Veliaj; me akuzën, se ai po i v.ret qentë e rrugës, duke i lënë pa strehë e pa ushqim në këtë dimër; shkak për të cilin, ka ngordhur një prej tyre.

Nuk jemi kundër merakut e përkushtimit të askujt; që proteston për të mbrojtur qentë dhe për të shëtitur, fjetur e ngrënë bashkë me ta, sepse është vullnet dhe dëshirë personale. Por bën përshtypje fakti; se ne shqiptarëve, na mungon ndjesia shoqërore e njerëzore; për të reaguar, kur qeveria lë në rrugë njerëz pa bukë e pa strehë, të cilët kërkojnë ushqim në kosha plehrash e humbin jetën, si endacakë nëpër gërmadha.

Vetëm në 72 orët e fundit, në Korçë, Kurbin, Tiranë e Vlorë, janë gjendur endacakë të pajetë; vd.ekur nga uria dhe të ftohtit, por asnjë OJF, asnjë kryetar bashkie, asnjë deputet zone dhe asnjë grupim shoqëror, nuk ka thënë një fjalë. Para 24 orësh, në lulishten prapa kryeministrisë, është gjetur një qen i ngordhur dhe menjeherë, një turmë të rinjsh, shkruan parulla e dolën të protestojnë para Bashkisë-Tiranë, me adresim kryetarin Erjon Veliaj.

Por edhe sot, 1 muaj pas tragjedisë së tërmetit; as protestuesit e hidhëruar nga ngordhja e 1 qeni endacak; as 174 OJF-të e të drejtave të njeriut; nuk po pretestojnë për 51 të vrarët nga krimi ndërtimor shtetëror dhe për 30 mijë banorët; që do ta kalojnë këtë dimër në çadra, stalla, nën gërmadha e ku të munden. Madje nuk po proteston, as vetë populli i zonave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Tiranë, Lezhë e Krujë; që përbëjnë afro 400 mijë banorë.

Por, prej 1 muaji pas tragjedisë së tërmetit, vetëm po struket në çadra e po duarktroket mashtrimet, broçkullat dhe palaçollëqet që u aktron kryeministri. Sa për kujtesë/ Në 4 vitet e pushtetit të tij, Erjon Veliaj ka akorduar 910 milionë lekë të vjetra, për trajtimin me ushqim, strehim e shërbim veterinar të qenve endacakë; dhe 190 milionë lekë të vjetra, për trajtimin me ushqim e strehim, të njerëzve endacakë në qendrat sociale. Ndërsa për trajtimin e të dëmtuarve nga tërmeti, që ende janë pa strehë, pa punë e pa të ardhura, ka mbaruar edhe show kryeministror./Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME