Katër persona janë vënë nën hetim nga policia për protestën e organizuar një ditë më parë në Vlorë kundër projektit të sheshit të Flamurit.
Nën hetim janë vënë Arben Abazaj, Anton Kola,Arben Kola, Ornold Bazaj.
Ky i fundit në një prononcim për mediat ka theksuar se do të vazhdojë të marrë pjesë në protesta ndërsa procedimin penal e cilësoi shenjë frikësimi për të shuar këtë organizim.
Në përfundim të protestës së djeshme, pjesëmarrësit njoftuan se tubimi i radhës do të jetë këtë të enjte, më datë 7 Prill.


