Categories Lajme

Protokollet e sigurisë, ekspertja: Bizneset janë të papërgatitura

Të hënën ishte faza e dytë e rihapjes së bizneseve. Sipas udhëzimeve, këto biznese do të kryejnë aktivitetin e tyre deri në orën 17:30. Biznesi rikthehet në aktivitet pas një situate të pazakontë dhe me një krizë të fortë ekonomike. Ekspertja e ekonomisë, Elisabeta Katija u shpreh në A2 se shumë biznese janë të papërgatitura për të zbatuar protokollet e sigurisë.

“Pritet të ketë probleme me protokollet e sigurisë, pasi do të jetë të pakorruptueshme, do të jenë të rrepta për monitorimin e masave. Bizneset janë të papërgatitura në këtë lloj situate. Shumë struktura nuk e kanë aftësinë për t’u përshtatur. Shumë sektorë që i kanë pasur detyrime ligjore këto masa nuk i kanë pasur aplikuar, ndërsa tashmë u duhet që t’i marrin ato seriozisht. Fakti që këto masa kanë të bëjnë edhe me rritjen e investimeve, kosto shpesh për bizneset. Distancimi social kërkon sipërfaqe më të mëdha për të përdorur të njëjtën fuqi punëtore. Masat nuk janë të ekzagjeruara, por biznesi nuk është i kualifikuar për këto lloj sistemesh”. Sa i përket të ardhmes së bizneseve në Shqipëri, ekspertja u shpreh se ka një mangësi në parashimin e vizionit, qoftë edhe në një periudhë 6 mujore apo 1 vjeçare në vijim. “Kjo vjen pasi fuqia konsumatorë mendohet të tkurret. Në bazë të disa studimeve 35-40 vjeç është më e shqetësuara dhe tkurret në drejtim të shpenzimeve, duke krijuar rezerva për një të ardhme që nuk ka një saktësi në vizionin e saj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME