Categories Lajme

Provimet nga shtëpia/Universiteti i Mjekësisë notat nga spitalet

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, pjesa më e madhe e shkollave të larta nuk do t’i kthejnë studentët në auditore. Të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës përfshirë dhe degët specifike të Ekonomisë dhe Shkencave të Natyrës, provimet do t’i zhvillojnë online. Edhe Universiteti i Mjekësisë po sheh mundësinë e zhvillimit të provimeve në spitalet e rretheve nga janë studentët. Ndryshe nga degët e tjera, mjekësia 80% të lëndëve e ka praktikë në spital dhe pjesa tjetër teori.

“Do bashkëveprohet me Ministrinë e Shëndetësisë për të caktuar një mbikëqyrës klinik në spitalet përkatëse për t’i shpërndarë studentët. Mund të jenë dhe drejtorët e spitaleve që do t’i mbikëqyrin studentët sepse ata mund të ndihmojnë gjatë praktikës në përballimin e situatës së Covid-19”, tha Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë. Rektori Gjata thotë se për studentët që nuk do të hyjnë në këto provime do të hapet një sezon i tretë. ”Ne mund të kemi nevojë për 1-2 javë zgjatje të vitit akademik, por mund të bëhet edhe si vitin e kaluar që u shty më shumë se një muaj dhe hapja të bëhet sërish muaj më vonë. Varet si do jetë situata, janë skenarë të ndryshëm që nuk i llogarisim dot sot”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME