Categories Lajme

“Prurjet në lumenj dhe përrenj janë shtuar”, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Situata në territorin e Qarkut Shkodër thuhet se po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme si pasojë e kushteve atmosferike të ditës së sotme. Strukturat operacionale në terren, institucionet vendore dhe emergjencat civile janë në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo zhvillim të mundshëm.

Në Bashkinë Shkodër janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Autoritetet bëjnë me dije se të gjitha kapacitetet e bashkisë janë angazhuar dhe mbeten në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate. Ndërkohë, në Bashkinë Vau i Dejës aktualisht nuk raportohen reshje shiu.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, gjatë natës janë regjistruar reshje të dendura. Në qytetin e Koplikut është konstatuar prani uji në disa segmente rrugore, por situata paraqitet në përmirësim, pasi niveli i ujit po ulet gradualisht. Në fshatin Kamicë, Njësia Administrative Qendër, si pasojë e prurjeve nga Përroi i Thatë, janë evidentuar dëmtime në rrugën që kalon mbi të, duke shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullim dhe në lidhjen Kamicë–Flakë. Strukturat vendore janë në ndjekje të situatës.

Në Bashkitë Fushë-Arrëz dhe Pukë reshjet e shiut vijojnë, ndërsa në Pukë ato janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Deri në këto momente nuk raportohen problematika apo dëme.

Sipas raportimeve të DRUK Lezhë, prurjet në lumenj dhe përrenj janë shtuar, por mbeten nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, si dhe në Rezervuarin e Shtodrës, janë normale. Hidrovoret e Velipojës ndodhen në gatishmëri të plotë.

Sa i përket infrastrukturës rrugore, në aksin Bogë–Theth është regjistruar dëborë në zonën e Qafë Thores dhe qarkullimi kërkon kujdes të shtuar. Në aksin Hani i Hotit–Dogana Vermosh ka pasur rënie inertesh, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren dhe po kryejnë pastrimin.

Gjithashtu, janë evidentuar disa ndërprerje të energjisë elektrike në njësi administrative të bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Fushë-Arrëz. Ekipet e OSHEE-së po punojnë në terren për rikthimin e furnizimit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me institucionet lokale, ndërsa situata vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar, rreth 19-vjeç është arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohet për grabitje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk i pëlqente ushqimi i burgut dhe flirtonte në TikTok, vrasësi deportohet në Shqipëri (Emri)

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe pritet të transferohet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BIRN: Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

“E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej tyre, ndërsa tjetri i përgjigjej me vetëbesim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshjet e shiut përmbytin Durrësin dhe Lezhën

Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe pjesën më të madhe të vendit prej disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 janar 2026

Dashi Yjet do ju krijojnë një ambient te këndshëm dhe relaksues gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME