Categories Lajme

PS çel fushatën nga sheshi Skënderbej/ Rama mbledh socialistët për të mbjellë pemë, s’i kursen ironitë dhe batutat: Çoni kamerat te lali Eri se…

Ashtu siç pritej, Partia Socialiste ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Me slloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, socialistët kanë zgjedhur të startojnë garën nga sheshi “Skënderbej”.

Gjatë fjalës së tij kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, thumboi kandidatët e palës tjetër duke thënë se ata turpërojnë fytyrën dhe zërin e tyre duke kandiduar në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Sot janë bërë një arsye turpëruese për Shqipërinë në sytë e botës. Ata nuk janë më as vetvetja por pengje të së shkuarës së tyre, të korrupsionit madhor, të damkës non grata, parave ruse dhe parave të fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura. Ata janë i mbyturi që të mbyt. Ata duan të marrin peng sa më shumë Shqipëri, sa më shumë bashki, sa më shumë shqiptarë. Drejtësia vazhdon vonon por ka gjithmonë e më pak shans që të vonojë.

Mos e lidhni fatin e bashkive tuaja me dy hije të së kaluarës. E them këtë për demokratët në të gjithë Shqipërinë, por sidomos në Shkodër dhe disa zona të tjera, sepse për pjesën dërrmuese të Shqipërisë, demokratët edhe kur gabojnë fitojnë sepse i ndihmojnë socialistët me votën e tyre për të mbajtur në rrugën e duhur qytetet e tyre. Shqipëria do të ecë vetëm përpara, të gjitha ato komunitete që do ia besojnë kandidatëve tanë votën e tyre. Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli por asnjëri prej tyre nuk aq mendërisht i lënduar si ata që japin fytyrën zërin në dispozicion dy hijeve që turpërojnë Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, pas fjalës së tij, 61 kandidatët për kryetarë bashkie nën logon e PS nisën të mbillnin pemë, ndërsa Rama s’i kurseu batutat. Ai pasi ftoi kandidaten e Durrësit për të mbjellë pemën e saj, e cilësoi atë numrin 2. Më pas Rama sugjeroi që kamerat të shkonin te kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se; çojini kamerat te Lali se ai s’bën dot pa to. Ne jemi mësuar’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME