Categories Lajme

PS voton prishjen e marrëveshjes, ndyshohen dy nene kushtetuese

Socialistët votuan sot për ndryshimin e njëanshëm të kushtetutës duke vendosur vetë rregullat mbi të cilat do të zhvillohet gara e ardhshme elektorale. Deputetët rilindas bashkuan votat me opozitën fallco tek Komisionin Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit, duke i kaluar kuvendit vendimmarrjen për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve. Tani do të duhen plot 94 vota deputetësh për të ligjëruar manovrën e Edi Ramës për të fituar terren pas marëveshjes të pa favorshme që nënshkroi gati me detyrim në 5 qershor.

Por sipas neneve, 64 dhe 68 të ndryshuara sot listat nuk do të jenë plotësisht të hapura.Partia Socialiste ka përdorur argumentin e barazisë gjinore për të përjashtuar nga konkurenca e përzgjedhjes nga votuesit grantë ministre krejtësisht të panjohura për bazën, të cilat Rama i ka katapultuar në qeveri. Kështu Balluku, Gjonaj, Denaj do të kenë mundësi të emërohen deputete nga partia ashtu sikurse u emëruan ministre nga Rama.

Kjo manovër, me lista gjysëm të hapura, nxjerr në pah edhe qëllimin e vërtetë të kryeministrit. Përdorimin e kësaj metode për heqjen e koalicioneve. Rama qe i ndërgjegjshëm se me sistemin aktual ai dilte humbës ndaj një koalicioni të bashkuar PD LSI.

Dhe për të shmangur këtë ai është treguar i gatshëm të shkojë edhe drejt një përballjeje me ndërkombëtarët që i kanë kërkuar mosprekjen e marrëveshjes së tyryezës politike. Edhe komisioneri i BE për zgjerimin Oliver Varheley, edhe OSBE kanë qenë të qartë për mosndryshimin e rregullave të lojës. Një nga 15 kushtet e BE është që ato të jenë konsensuale. Edhe vetë marrëveshja e nënshkruar në këshillin politik i përjashton ndryshimet e njëanëshme.

Në varësi të asaj që do të thonë diplomatët e huaj dhe kërcënimeve të opozitës për tërheqje nga 5 qershori do të varet edhe ajo që do të ndodhë në kuvend me ndryshimet e kushtetutës që pritet të shkojnë për votim në 30 korrik. Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat) Por një gjë është e sigurt. Me ndihmën e opozitës fallco Ramën nuk po e ndal asgjë për të fituar avantazh para garës elektorale në tavolinë. PD kërcënon me tërheqjen nga marrveshja për reformën zgjedhore. Po çfarë zgjidhje ka?Deputetët e Komisionit te Ligjeve dhe Legjislacionit që votuan pro hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve

Rudina Hajdari Andi Përmeti Myslym Murrizi Vasilika Hysi Adnor Shameti
Spartak Braho Elena Xhina Alket Hyseni Klotilda BushkaAlban Zeneli
Korab LitaEdjola Braha Nikolin Staka Jurgis Çyrbja Bashkim Fino Edmond Leka Edmond Stojku  Aurora Mara Ermonela Felaj Fatmir Xhafaj Ulsi Manja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME