Categories Lajme

Pse dështoi pesë herë lirimi i Belerit, DETAJE

Teksa pret nisjen e gjykimit në themel në Gjykatën e Posaçme, këtë të hënë Alfred Beleri do të përballet edhe njëherë me Apelin, për të kërkuar lirim nga qelia.

Me parë, kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për të dalë nga paraburgimi i është refuzuar një herë nga Gjykata e Vlorës, dy herë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, një herë nga ajo e Apelit dhe një herë nga Gjykata e Lartë.

Në vendimin e arsyetuar të kësaj të fundit, zbardhen argumentet e gjykatave për rrëzimin e pretendimeve të Belerit.

Në të tre shkallët e gjykimit trupat gjykuese përkatëse kanë vlerësuar se ekziston dyshimi arsyeshëm, i bazuar në prova, se Alfred Beleri ka kryer veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.

“Gjykata ka arsyetuar se për shkak të personalitet të personit nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, duke qenë se ka qenë i dënuar më parë, ekziston rreziku real që ai të kryejë vepra penale më të rënda ose njësoj të rënda… për shkak të veprës penale për cilën dyshohet, marzhit të dënimit dhe qëndrimit të personit nën hetim, ekziston rreziku real që ai të largohet duke pamundësuar zhvillimin normal të hetimit… për shkak të pozicionit të personit nën hetim ekziston rreziku që ai të ndikojë në marrjen apo vërtetësinë e provave.”

Për të përligjur të njëjtin qëndrim, Apeli i Posaçëm nënvizonte ekzistencën e përpjekjeve për të penguar hetimin.

“Gjykata mban parasysh edhe faktin e referuar nga prokuroria në seancë në gjykimin në Apel se në procesverbalet e vëzhgimit ambiental, nga këqyrja e fotove të ambienteve të lokalit ku janë kryer takimet ndërmjet Z. Dhionisios Alfred Beleri dhe Z. Arsen Rama dhe Z. Pandeli Kokaveshi dhe Z. Arsen Rama, kuptohet se lokali ka kamera sigurie dhe se megjithëse ky fakt ka rezultuar i tille edhe brenda ambienteve të këtij lokali nuk është bërë e mundur deri më tani sekuestrimi i pajisjes së regjistrimit të kamerave të lokalit”.

Në vendimin e saj Gjykata e Lartë theksonte faktin se Alfred Beleri ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorës në vitin 2006, nuk ka shkuar asnjëherë në qeli, pasi i është shmangur procedimit penal derisa dënimi me burg i ishte parashkruar.

“Ai i është shmangur dënimit penal të caktuar ndaj tij më parë nga gjykatat për veprat penale për të cilat është dënuar “thirrja për urrejtje nacionale” dhe “poshtërim i Republikës dhe i simboleve të saj”, çka tregon se personi nën hetim Beleri ka një prirje dhe paraqet rrezik jo vetëm për t’u larguar, por edhe për të kryer krime të rënda, ose të të njëjtit lloj, me atë për të cilin procedohet. ”

Më tej, duke e konsideruar Alfred Belerin si person me rrezikshmëri të veçantë Gjykata e Lartë vlerësonte se ai mund t’i intimidojë dëshmitarët e ardhshëm, apo të kontribuojë në prishjen e provave.

Dosja penale në ngarkim të Belerit kaloi për gjykim të enjten e kaluar. Në çdo përballje me gjykatën, prej arrestimit të tij më 12 maj, Beleri ka mohuar akuzën duke e konsideruar të pabazë dhe e ka cilësuar hetimin ndaj tij si të ndikuar nga politika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME