Categories Lifestyle

Pse duhet të konsumoni avokado çdo ditë?

15 Avokado është prej ushqimeve më të shëndetshme dhe përveç vetive të fuqishme mjekësore, ato kanë edhe shije shumë të mirë.Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell konsumimi i përditshëm i një avokadoje.

Janë të pasura me vlera ushqyese Një avokado përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, në mesin e të cilave janë vitamina C, vitamina K, foliati, kaliumi, etj.

Yndyrë e shëndetshme Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe e reduktojnë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe trurit.

Niveli i kolesterolit Për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme, avokado arrinë që ta mirëmbajnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe njëkohësisht ta ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Humbja e peshës Konsumimi i gjysmë avokadoje në ditë është dëshmuar se ju bën të ndiheni më të ngopur deri në 5 orë pas një shujte.

Absorbimi i vlerave ushqyese Konsumimi i rregullt i avokados ndihmon në absorbimin e karotenoideve esenciale në trup, siç janë licopei, luteini, alfa-karoteni dhe beta-karoteni.

Shtypja e gjakut Përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut, e eliminon sodiumin e tepërt dhe e lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.

Parandalimi i diabetit Avokadot i rregullojnë nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, andaj janë të shkëlqyeshme në rastet me diabet.

Shëndeti i eshtrave Vitamina K ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup, i cili është esencial për shëndetin e eshtrave, ndërkaq avokadot janë të mbushura me këtë vitaminë.

Shëndeti i syve Avokadot përmbajnë dy karotenoide shumë të rëndësishme, lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë esenciale për shëndet të syve dhe shikim të mirë. Prandaj, konsumimi i avokados e parandalon verbërinë, dëmin e syve, etj.

Shtatzënia Avokadot janë të mbushura me bollëk me vitaminë B6, folat, vitaminë C dhe kalium, e që të gjitha këto i nevojiten nënës gjatë muajve të shtatzënisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME