Pamjet se si trajneri i moshave të Laçit Ndue Tarazhi rreh me shpulla të rinjtë pasi kishin pësuar dy gola po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Policia ka filluar procedimin për të, ndërsa ky nuk është rasti i vetëm ku trajnerët dhunojnë sportistët pas humbjeve me idenë se kështu i motivojnë, raporton Albeu.com.
Një rast i ngjashëm vjen nga Turqia ku një tjetër trajner futet me vrull në dhomat e zhveshjes se godet me shpulla futbollistët duke i sharë njëkohësisht.
Trajneri Halil Kurt u ndalua nga policia edhe në këtë rast duke dhënë dëshminë e tij për dhunën ndaj futbollistëve.