Categories Kuriozitete

Pse ish-ët shkruajnë gjithmonë mesazhe gjatë festave të fundvitit?

Festat e fundvitit janë momenti kur kujton arritjet e 12 muajve që po lë pas,  bashkë me njerëzit të cilët nuk janë më në listën tënde të kontakteve.

Ndërsa urimet kanë nisur tashmë, mund t’ju çudisë fakti që keni marrë mesazhe nga disa prej ish-ëve.

Është ai teksti i shkurtër tipik me ndonjë batutë apo pseudonim që i thërrisnit njëri-tjetrin, si: “Po mendoja për ty” dhe urimi tipik “Gëzuar Vitin e Ri”.

Çfarë kërkon ky personi tani?

Nuk do të thotë domosdoshmërish që ka mbetur vetëm për fundvit. As që ka nevojë për të kaluar natën me dikë. Por ndoshta shpirti i festave i bën njerëzit të ndihen më të dashur. Si dhe të shprehin ndjenjat ose ndihen të vetmuar apo nostalgjikë.

Një studim i 2017-s i publikuar në “Mashable” shkruante se, festat i bëjnë njerëzit më të mërzitur ose të stresuar, gjë që ndikon në arsyen pse njerëzit dërgojnë mesazhe. Trendi i quajtur “Marleying” nënkupton që ish-i shfaqet nga hiçi duke u kujtuar me një mesazh urimi për festat.

Nga ana tjetër ky mesazh na detyron që t’u përgjigjemi. Të injorosh mesazhin e ish-it gjatë vitit është gjëja më e thjeshtë, por gjatë festave situata ndryshon.

“Washington Post” i quan të gjitha përzierjet e këtyre ndjenjave si një shenjë e sezonit të marrëdhënieve nostalgjike, të frymëzuar edhe nga fotot e çifteve në Instagram.

“Festat na vendosin në këtë ekstazë fantazie, ku mendojmë se çdo gjë është kaq e lumtur. Nëse nuk jemi të lumtur në aspektin e dashurisë për momentin, kalojmë këto ndjesi”, thonë seksologët.

Ndoshta nuk ka ndonjë shpjegim të saktë pse na shkruajnë ish-ët, por është një veprim i mirë t’i shmangni.
Opinion. al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME