Categories Showbiz

“Pse keni ftuar Drilon Hoxhën?”/ Rezart Veleshnja revoltohet në emision: Po Drilon Hoxha është…(Video)

Rezart Veleshnja ka qenë sot i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel për të folur rreth kinematografisë së ditëve të sotme, nëse është art apo komercializëm.

Në fillim të emisionit janë prezantuar të ftuarit ku në studio kanë qenë aktori i mirënjohur Alfred Trebicka. Krah tij aktori i humorit në “Portokalli” Rezart Veleshnja dhe gjithashtu janë prezantuar dhe të ftuarit e tjerë me të cilët lidhja është bërë “live”.

Mes këtyre ka qenë dhe aktori Drilon Hoxha, me të cilin lidhja do të bëhej përmes skype. Në momentin kur moderatorja përmendi Drilonin, Rezarti ndërhyn menjëherë duke u shprehur me tone të ashpra dhe madje duke thënë se edhe mund të çohet nga paneli.

“E paskeni ulur komplet nivelin e bisedës. Nga profesora na çuat tashi… Nga profesore Zamira Kita na çuat tek Drilon Hoxha. Po Drilon Hoxha është… nuk ka as shkollën as asnjë gjë, të paktën ne e kemi mbaruar dhe një akademi dhe mund të flasim.

Tashi filma mund të bëjë dhe një komshi i imi tek lagjia por tashi e ulëm nivelin e bisedës fare. Je përballë një profesori. Panelin nuk mund ta ngatërrosh dhe mua më vjen keq për këtë dhe më detyron që unë personalisht në vend të profesor Fredit sepse s`mund të na fusësh në lidhje skype Malvin Bolin, një shokun e lagjës Rezit që ka bërë një film.

Është një njeri pa asnjë lloj background-i. Nuk mund ta ngatërrosh këtë panel. Megjithatë, po e respektoj televizionin tim,”- u shpreh Rezi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME