Categories Fashion, Lifestyle

Pse këtë dimër, këpucët me takë duhet t’i vishni patjetër me çorape

Sepse kështu thonë trendet e fundit dhe kur është fjala për trende nuk ka kundërshtime.

Këpucët me takë të veshura me çorape janë një trend i padiskutueshëm, që na fton të dukemi shik dhe në të njëjtën kohë plot stil.

Po çfarë çorapesh?

Fjala është për të gjithë llojet e çorapeve, nga ato të najlonit tek të leshtat apo të pambuktat.

Si t’i kombinojmë me këpucët?

Në rregull, po ju bëjmë një guidë të thjeshtë. Kështu që na falenderoni pasi të keni mësuar gjithçka që ju duhet.

Materiali

Përgjithësisht, çorapet e najlonit shkojnë me këpucë ose sandale klasike. Nëse keni një palë këpucë pa dekorime përpiquni të zgjidhni një paë çorape të dekoruara dhe e anasjellta.

Nëse keni bërë në plan të vishni këpucë dimërore të mbyllura, atëherë pështatni një palë çorape të leshta që do t’ju mbajnë ngrohtë dhe do t’ju bëjnë të dukeni plot stil.

Ndërsa në rastin e këpucëve vintage, zgjidhni çorape të pambukta. Kështu do të jeni mes një stili të përditëshëm dhe të sofistikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME