Categories Lajme

“Pse nuk e v.rau mjeku diktatorin?”, Berisha tregon miqësinë me Isuf Kalon: Edhe unë do ta mjekoja Enverin, por…

“Enver Hoxhën nuk e kam vizituar, se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do ta vizitoja. Është betimi i Hipokratit”.

Kështu është shprehur ish-lideri i opozitës dhe ish-Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në studion e gazetarit Çim Peka.

I ftuar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndër të tjera, Berisha është pyetur edhe për pjesëmarrjen e tij në promovimin e librit “Blloku” të Isuf Kalos, ish-mjekut personal të Enver Hoxhës.

Gjatë promovimit të librit, disa muaj më parë, prania e Berishës nuk ka kaluar pa u vënë re. Me këtë rast, ish-Kryeministri Sali Berisha tregoi miqësinë e tij të ngushtë me mjekun e njohur, për kohërat kur dëgjonin së bashku lajmet te BBC etj.

“Isuf Kalo është një mik i imi që në vitin e parë të karrierës sime mjekësore. Kemi qenë në një klinikë dhe kemi pasur që në fillim një shoqëri e miqësi, që nuk është lëkundur kurrë. Në ato vite, me Isuf Kalon, dëgjonim emisionet e zgjatura të BBC, rusisht, që ishin më antikomunistet e kohës. Ka qenë mjek i diktatorit Enver Hoxha. Nuk gjen një njeri që të thotë se, Isuf Kalo më tradhtoi. Ka qenë një mik luajal. Unë respektoj zgjedhjen e njeriut. Ai ka shkruar një libër. por miqësia është miqësi. Dhe e fundit, ka qenë një jetë e gjatë në diktaturë. Nuk ka njeri të thotë se pësova gjënë më të vogël nga Isuf Kalo. I kam shkuar dhe do t’i shkoj”, u shpreh Berisha.

Nisur nga përgjigjja e tij se, asokohe të dy dëgjonin një radio antikomuniste, gazetari e pyeti se përse nuk e vrau Kalo diktatorin Hoxha. Berisha u shpreh se në mes është betimi i Hipokratit dhe se edhe atij, nëse do t’i ishte kërkuar të vizitonte Enver Hoxhën, do ta kishte bërë.

“Mjeku nuk vret. Ata që presin që mjeku të vrasë të sëmurin, e kanë gabim. Enver Hoxhën nuk e kam vizituar se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do ta vizitoja. Është betimi i Hipokratit”, u shpreh ish-Kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME