Categories Lifestyle

Mënyra si partneri jua tregon dash urinë zbulon se çfarë ai vlerëson tek ti

Të thuash “Të dua” mbase është mënyra më e lehtë për t’i treguar dikujt se ju inereson, por kjo nuk është mënyra e vetme. Kur bëhet fjalë për të shprehur emocione, çdo individ është i ndryshëm. Nëse disa përdorin fjalët, të tjerët mbështeten në veprime. Mënyra se si ju e shfaqni dashurinë për  partnerin/partneren është e rëndësishme.

“Bright Side” ka identifikuar 4 mënyra se si njerëzit shfaqin dashurinë për partnerët e tyre pa përdorur fjalët dhe kanë deshifruar kuptimin e tyre, tranmseton Class.

Ata ju dëgjojnë si ditar personal

Nëse partneri juaj është i gatshëm t’ju dëgjojë dhe t’ju ngushëllojë në ditët më të trishta dhe në ato më të lumturat, atëherë kjo tregon se ai nuk është vetëm një dëgjues i mirë, por gjithashtu një mbështetës i juaji që e sheh marrëdhënien që keni afatgjatë. Komunikimi e bën lidhjen akoma edhe më të fortë dhe më të sinqertë.

Ata i pëlqejnë përqafimet, po aq sa ju

Kur jeni i dashuruar, puthja është një nga gëzimet më të mëdha të lidhjes. Nëse partneri juaj pëlqen të përkëdhelet po aq shumë sa ju, kjo nënkupton se ai pëlqen të kalojë kohë cilësore dhe për më tepër vlerëson intimitetin në marrëdhënien tuaj. Jo vetëm kaq, puthjet në ballë janë një tregues sesa të rëndësishëm jeni ju për ata.

Ata ju inkurajojnë të arrini qëllimet tuaja

Të qenit në një lidhje nuk është e barabartë me të qenit me partnerin tuaj gjatë gjithë kohës ose t’i shkruani atij 24/7. Në fund të ditës, ju jeni 2 individë të veçantë me qëllime dhe ëndrra të ndryshme. Nëse partneri juaj ju inkurajon t’i kushtoni më shumë kohë qëillimeve tuaja, kjo do të thotë se ata e respektojnë hapësirën personale. Të kuptuarit që partneri juaj ka gjithashtu një jetë dhe të drejtën për të ndjekur ëndrrat e tyre është një shenjë pjekurie dhe dashurie të vërtetë.

Ata ju ndihmojnë në punët e shtëpisë

Rrallë ndodh që partnerët të jenë të barabartë edhe në punët e shtëpisë. Është e vështirë të gjeni dikë që ju ndihmon edhe në këtë aspekt. Nëse e keni gjetur, mos e lini të shkojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME