Categories Covid-19, Showbiz

Pse o vëllai jonë”, miqtë në lot për humbjen e Kujtim Prodanit: Të pres për një birrë kur të duash ti…

Largimi nga jeta i Kujtim Prodanit si pasojë e Covid 19 ka lënë të pikëlluar miqtë e kantautorit të njohur, që sot duket se nuk gjejnë fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimer në drejtim të familjes së artistit. Lidhur me këtë humbje të madhe për artin shqiptar ka reaguar dhe këngëtari Elton Deda, përmes një postimi në “Facebook, ku shprehet se nuk e beson dot atë që ka ndodhur. Deda ka postuar një foto të kolegut të tij dhe shprehet se nuk i “thotë dot lamtumirë, por do e presë për një birrë”.

“Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire…por do te te pres per nje birre kur te duash ti”, janë fjalët e Eltonit.

Një mesazh për largimin e Prodanit e ka shkruar dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti: Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve.

U prehsh në paqe! ”Përherë kam menduar se Tirana është shumë e vogël. Qyteti i Tiranës është sa një pëllëmbë e dorës. Tirona është e vogël, se po i firojnë njerëzit e saj, të cilët ishin bulevardi, rruga, fusha e zezë, muzika, poezia. “I’m from Tirana”,- thoshte Kujtim ynë. E humbëm ne të 21-shit, e humbi Rruga e Kavajës, e humbi Tirana, e humbi Shqipëria. Lamtumirë shok i shtrenjtë. Sa keq më vjen për Florin, vëllain tënd të vetëm…”, shkruan nga ana tjetër gazetari Enkel Demi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME