Diten e djeshme, te dy zgjodhen te postonin foto me njeri tjetrin per ti dhene fund thashethemeve se ata ishin ndare pas 7 vitesh lidhje.
Por sot eshte hapur nje tjeter diskutim per lidhjen e shumeperfolur mes Armina Mevlani dhe Zen Berisha.
Por, përkrah fotos me Shkëlzenin pikas një koment nga ndjekësi që ka tërhequr vëmendjen e Armina Mevlanit.
“Ça është ky mashkull kaq i dashuruar moj aman aman që s’po gjen kohë të martohet.”- shkruan komentuesi në foton e Arminës dhe Shkëlzenit.
Aq është dashur që bloggerja t’i lerë komentin e saj lidhur me këtë temë: “Martesa jo gjithmonë përkufizon dashurinë”.
Ndjekësi ka vazhduar më tej: “Por ti e dëshiron atë dhe ajo gjë të bën të lumtur. Nqs ai s’mendon për lumturinë tënde dashuri është?”
Në këtë pikë Armina Mevlani nuk ka duruar më dhe i është përgjigjur prerë komentuesit: “Më fal në cilin moment lumturia është martesa??? Sigurisht që është gjë e bukur por përpara e kemi”.
E ftuar para disa kohësh në emisionin “Pushimet On ToP”, Armina Mevlani pohoi se e dëshiron shumë një martesë, por kjo nuk është vetëm në dorën e saj!

