Categories Lajme

Pse të gjithë ikin nga Meta? 40 figurat që u distancuan, nga grupi i 2009-ës te Agron Çela në 2023

Shkodra ishte i vetmi qark ku LSI-ja e Ilir Metës, e shndërruar në Partinë e Lirisë, shmangu rënien dramatike në zgjedhjet parlamentare të 2021. LSI-ja preku fundin në 11 nga 12 qarqe, ndërsa nuk arriti të merrte asnjë mandat në 9 qarqe të vendit. Disfata dramatike e LSI-së ishte edhe shkaku kryesor i humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pasi nga ana tjetër, Partia Demokratike u rrit me 165 mijë vota krahasuar me rezultatin në zgjedhjet e 2017.

Qëndrueshmëria elektorale e partisë së Ilir Metës në Shkodër i atribuohet biznesmenit dhe deputetit Agron Çela, i konsideruar si një nga pikat e forta të LSI-së në këtë qark, ashtu siç ishte Nasip Naço në Berat, Lefter Koka në Durrës etj.

Por, ditët e fundit, edhe Agron Çela ka deklaruar publikisht largimin nga Partia e Lirisë dhe kalimin në Partinë Socialiste. “Unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera”, tha Çela. Bashkë me Çelën po afrohet me PS-në edhe Edmond Ndou, i cili ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër.  Ikjet e mëdha nga LSI-ja ndahen në tre faza që nga themelimi në 2005 dhe deri më sot pas ndryshimit të emrit në Partinë e Lirisë.

Faza e parë e largimeve u shënua në korrik-gusht të vitit 2009, kur Ilir Meta mblodhi 85 mijë vota për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti dhe më pas iu bashkua Berishës, duke qeverisur bashkë deri në vitin 2013. Figurat kryesore themeluese si Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Mustafa Muçi dhe Sokol Axhemi kundërshtuan aleancën me Berishën dhe u larguan nga LSI-ja. Meta i konsideroi largimet si diversion i Edi Ramës.

‘Eksodi’ i dytë i madh në LSI është shënuar pas aleancës së dytë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në fillim të vitit 2018 deri para zgjedhjeve parlamentare 2021. Nga partia e Ilir Metës u larguan Nasip Naço, Lefter Koka, Gledion Rahovica, Alqi Bllako, Elez Gjoza, Hasan Halili etj. Largimi ndikoi në rënien e LSI-në zgjedhje, sidomos në Durrës, Tiranë dhe Berat. Pas zgjedhjeve nga LSI-ja u largua edhe Luan Rama, i cili pati përplasje me Petrit Vasilin dhe Metën në Vlorë.

Nga viti 2018 dhe në vijim, LSI është braktisur nga dhjetëra përfaqësues vendorë. Në Tiranë, nga LSI janë larguar Bora Panajoti, Genta Mezini dhe Naim Halili, në Fier Natasha Yzeiraj dhe Thoma Tyto dhe Marsida Bega, në Blesh Besmira Xhaferri dhe Ramadan Elezi, në Gjirokastër Adrian Hyska, në Shkodër Elton Radovani, Sokol Jubica, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, në Devoll Albert Lilo, Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku, në Durrës, Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda dhe Skënder Korriku, në Korçë Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, në Kurbin Drane Halilaj dhe Vlash Piroli, në Vlorë Artimida Luci, në Kukës Zarie Visha etj.

Në vitin 2019, u larguan nga LSI-ja Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Nimet Musai etj. Edhe këto lëvizje u konsideruan nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si pastrim i partisë së tyre dhe pazare të Ramës.

Faza e tretë e largimeve nga LSI ka nisur disa muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Edhe pse nuk e fshehu nervozizmin, Ilir Meta tentoi të relativizonte largimin e Agron Çelës dhe Edmond Ndout, duke deklaruar se “Nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes”.

Figurat politike që u larguan nga partia e Ilir Metës: 

  • Agron Çela
  • Luan Rama
  • Nasip Naço
  • Lefter Koka
  • Robert Bitri
  • Alqi Bllako
  • Ralf Gjoni
  • Gledion Rehovica
  • Ergys Agasi
  • Emond Rrushi
  • Edmond Ndou
  • Ylli Shehu
  • Shemsi Prençi
  • Edmond Haxhinasto (distancuar)
  • Vangjel Tavo (distancuar)
  • Fatos Klosi
  • Sabit Brokaj
  • Pëllumb Xhufi
  • Ndre Legisi
  • Sabit Brokaj
  • Mustafa Muçi
  • Sokol Axhemi
  • Dritan Prifti
  • Pjerin Xhuvani
  • Besjan Pesha
  • Spartak Braho
  • Elez Gjoza
  • Hasan Halili
  • Aurora Mara
  • Enver Roshi
  • Edlira Hyseni
  • Elda Hoti
  • Ediola Braho
  • Nimet Musai
  • Enada Koçiraj
  • Bora Panajoti
  • Elton Radovani
  • Genta Mezini
  • Parid Xhihani
  • Aleksandër Lipivani
  • Ali Karaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME