Categories Politike

Pse u vendos pllaka përkujtimore turke në Tiranë? Erioni: Grushti i shtetit në Turqi, një fatkeqësi…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” drejtuar nga Sokol Balla foli edhe për çështjen e memorialit turk të vendosur në Tiranë, temë e cila hapi shumë debat. Veliaj u shpreh se TIKA posaçërisht ka dhënë kontribut të çmuar për Tiranën dhe se komuniteti turk gjithmonë ka kontribuar në kryeqytet.

“Kemi punuar dhe po punojmë për ndërtim shkollash. Turqia ka dhënë ndihma dhe ka bërë disa shkolla e kopshte në Tiranë, disa konvikte të Qytetit Studenti. Po të mos ishin investimet e sektorit privat, ne nuk do bënim këto. Fondacionet turke kanë dhënë para edhe për kënd lojërash, edhe për pllakat përkujtimore. Unë nuk jam diplomat i Tiranës, por jam menaxhues i kryeqytetit. Unë jam gati t’i vë pllakë kujto që kontribuon për Tiranën”, tha Veliaj. Numri një i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se është një fatkeqësi për kombin turk ajo që ndodhi atje me grushtin e shtetit, ku viktima mbetën civilë të pafajshëm.

“Këtu ka persona që bëjnë lloj çudirash dhe media i mbulon non stop. Ne kemi komunitet turk me 2-3 mijë vetë. Ne kemi ushtarë nazist te Liqeni, siç kemi edhe të partizanëve. Sigurisht në ditën e grushtit të shtetit në Turqi kam shprehur ngushëllim. Unë kam miq në Turqi. Për atë ditë dhe atë akt, të gjithë janë dakord. Atë ditë kanë vdekur persona civilë. Kombe të ndryshme kanë përkujtimore të ndryshme, në këtë rast kanë pllakën. TIKA ka dhënë kontribut. Turqia na ndihmon me shumë gjëra, ka dhënë bursa për studentë tanë të TIK. Komuniteti turk të vjen e të thotë se duam një memorial ndaj viktimave të një puci shteti, që është kauzë e drejtë për atë komunitet. Ishin vjedhur edhe gjitha pllakat e bustit të Uillsonit. Unë nuk bëj histeri”, deklaroi Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME