Categories Lajme

Publikimi i e-maileve të Nanos, Hajdarmataj: Siguria kombëtare në rrezik! Besueshmëria ndaj policisë, zero

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv publikimin e e-maileve dhe skedën elektronike të TIMS për ish-kryepolicin Gledis Nano.

Hajdarmataj tha se kanë dalë të dhëna mjaft sensitive ndërsa theksoi se kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare.

“TIMS ka shumë të dhëna, hakerimi i këtyre gjërave është gjë shumë e keqe që i ka ndodhur Policisë së Shtetit dhe sigurisë së vendit.

Shqetësohem si jepen këto informacione dhe nuk kemi asnjë reagim se çfarë masash janë marrë nga Policia e Shtetit.

Kur flasim përshembull për një person si Talo Çela, informacionet marrin drejtimin e duhur, por s’ka asnjë reagim nga strukturat policore”, tha Hajdarmataj.

Ish-drejtuesi i policisë deklaroi se siguria kombëtare është në rrezik ndërsa tha se informacionet që i kanë shkuar Gledis Nanos, tregon si funksionon aktiviteti kriminal.

“Ne si polici jemi sot për sot, ku thërret qameti. Besueshmëria në strukturën e Policisë së Shtetit është në nivelin zero“, tha Hajdarmataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME