Categories Bota, Lajme

Publikohen letrat e minutës së fundit, ndërmjet kryeministrës britanike dhe dy presidentëve europianë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe ai i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kanë publikuar letrat e tyre dërguar kryeministres britanike, Theresa May.

Në vigjilje të votimit për marrëveshjen e Brexit, siç raportojnë mediat e huaja, May ka shumë mundësi që ta humbasë votimin.

Madje, The Guardian ka publikuar një artikull ku shpjegon se kryeministrja britanike mund të humbë nga 423 deri në 216 vota.

Ndërsa sot, Juncker dhe Barnier kanë dërguar letrën e cila duhet të ofronte siguri të mjaftueshme për të arritur marrëveshje mbi vijën e caktuar, veçanërisht duke ofruar sqarime edhe për mbështetje.

Dy presidentët kanë thënë se në qoftë se do të hynte në fuqi ‘forca e prapme’, kjo do të parashihte një marrëveshje jo optimale tregtare për të dyja palët, transmeton Gazeta Metro.

Forca e prapme’, është një politikë sigurimi e shkruar në  marrëveshjen e Brexit, dhe do të përdoret nëse në kufirin e Irlandës Veriore me Bashkimin Evropian vendosën policë dhe inspektorë, gjë që mund të dërgojë në nervozizëm nga qytetarët të cilët udhëtojnë dhe biznesmenët që bëjnë tregti nëpër atë kufi.

Ajo do të hyjë në fuqi si opsioni i fundit, nëse BE dhe Britania e Madhe nuk arrijnë një marrëveshje për tregti të lirë.

Në letër gjithashtu shkruan edhe për ligjin e Bashkimit Europian në Irlandën Veriore, përtej asaj që është jashtëzakonisht e nevojshme që të shmanget ky kufi i vështirë në ishullin e Irlandës, i cili njëkohësisht është edhe i vetmi kufi mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.

Në mënyrë që t’i zbusin shqetësimet e britanikëve, liderët Europian kanë thënë se ‘forca e prapme’ do të ishte e përkohshme.

Kujtojmë se marëveshja për Brexit pritet të votohet gjatë ditës së nesërme nga parlamenti britanik, gjë që nëse nuk ndodhë do të ketë pasoja jo të mira për Britaninë e Madhe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME