Categories Lajme

Pulat dhe produktet e detit të importuara nga Brazili rezultojnë me koronavirus

Covid-19 duket se nuk do të zhduket për njëkohë të gjatë nga Kina dhe mbarë bota. Mediat e huaja sëfundmi kanë shkruar se autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen, deklaruan se një mostër e marrë nga disa krahë pule të ngrirë të importuara nga Brazili kanë rezultuar me koronavirus. Mishi i pulës u testua nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrolleve rutinore të importeve të ushqimit. Ndërsa qeveria lokale e Shenzhen është shprehur se testet e çdo personi që mund të kishte qenë në kontakt me produktin e infektuar si dhe ato pranë tij kishin dalë negative.

Por të mërkurën, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur edhe në qytetin lindor të Wuhu, në paketimin e karkalecave të ngrira të importuara nga Ekuadori.

Këto dy raste kanë shtuar frikën se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19. Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë që publiku duhet të marrë masa paraprake për të zvogëluar rreziqet e infeksionit nga mishi dhe prodhimet e detit. Por grupi i parë i rasteve Covid-19, i gjetur në fund të vitit të kaluar, ishte i lidhur me një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhanit./CNN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME