Categories Lajme

Punëtorët e rrëzuar/ Reagon kreu i Konfederatës së Sindikatave: Shkak mungesa e sigurisë

Kreu i Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se shkak për incidentin e rëndë është bërë mungesa e sigurisë në punë. Në këtë incident janë plagosur së paku 4 persona ndërsa dyshohet se poshtë rrënojave ndodhet edhe një person tjetër. Nikolla ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për këto incidente në punë. Më tej Nikolla shton se ngjarje të tilla ndodhin edhe në fasoneri apo në miniera por askush nuk është dënuar.

Më pas Nikolla thotë se shpreson që kjo ngjarje të mos përfundojë keq dhe se Refomra në Drejtësi të bëjë që gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Uroj që të plagosurit të jenë mirë. Në të gjithë sektorët kemi pas raste të tilla. Siguria në punë ka qenë objektiv ynë për të ngritur zërin por fatkeqësisht rastet po bëhen mjaftë problematike. Është e pa falshme që gjithmonë jemi të fundit në ktë problem dhe nuk kemi asnjë person të vënë para përgjegjësisë. Në fasoneri në naftë në miniera etj… Kjo mund të vij edhe nga kriza politike, por kushtet teknike janë neglizhuar. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk funksionon mjeku i ndërmarrjes. Kantrier ndërtimi. 60-70% janë në kundërshtim me legjislacionin e punës, kjo mund të ishte katastrofë njerzore. gjencitë ligjëzbatuese duhet ete marrin masa. Së pari është qeveria. Agjencitë e kontrollit nuk po kryejnë punën e tyre. Besojmë se shumë shpejte reforma në drejtësi të japi frytet e veta dhe përgjegjësit e këtyre ngjarjeve të marrin përgjegjësinë. Jeta është e para duhet të ketë kontrolle” ka thënë ndër të tjera Nikolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME