Categories Lajme

Punëtorët padisin McDonald’s në gjykatë, kërkojnë miliona dollarë dëmshbërblim, ja cila është arsyeja

Më shumë se 50 ish-punëtorë me ngjyrë që kanë punuar në McDonald’s kanë paditur në gjykatën federale kompaninë e famshme të ushqimit të shpejtë, nën akuzat se janë diskriminuar në baza racore dhe se u janë mohuar mundësitë e njëjta brenda kompanisë në raport me punëtorët e bardhë, shkruan USA. Në padinë që është dorëzuar në gjykatën në Illionis, 52 ish-punëtorët, që bashkërisht, kanë punuar në më shumë se 200 lokale të kompanisë, në mes të viteve 1988 dhe 2018, kanë akuzuar se kompania i ka vendosur ata që të punojnë në zona të varfër dhe lokacione të rrezikshme.

Këto kompani në këto zona kanë pasur qira të mëdha e qarkullim më të vogël çka ka bërë që këta të kenë të hyra më pak se ata që kanë operuar në zona më të sigurta, thuhet në padi. Sipas padisë McDonald’s kishte ndarë dy zinxhirë, një me punonjës të bardhë, dhe një tjetër me të zinj dhe më pas kishte diskriminuar lokalet që udhëhiqeshin nga të zinjtë. Sipas tyre, ata nuk janë mbështetur financiarisht sikur të bardhët, u janë mohuar statistikat financiare dhe më pas u janë dhënë vlerësime të dobët, çka ka mundësuar që t’i largojnë më pas krejtësisht nga puna.Padia kërkon dëmshpërblim në mes katër e pesë milionë dollarë për secilin paditës, kjo duke përllogaritur fitimet potenciale të  humbura dhe borxhin e grumbulluar për shkak të mungesës së atyre fitimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME