Categories Lajme

Punonjësi i fondacionit falsifikon letrat e aplikuesve për kredi

Aplikoi për kredi dhe s’e fitoi, por pas tetë vitesh e sheh veten debitor. Është kjo historia e pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili jeton në periferi të Tiranës. Në vitin 2011 ai i ishte drejtuar Fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” dega Ndroq për të marrë kredi, por meqë nuk i plotësonte kushtet për të qenë përfitues, kredia iu refuzua.

Pas tetë vitesh Bujar Lika përballet me skandalin, se është debitor, pasi kryetari i bordit që miratonte kreditë kishte falsifikuar dokumentet duke arritur që të lëvronte kredinë e refuzuar, në emër të tij.

“Fiks Fare” denoncoi sot me zë e figurë, këtë skandal, ku ish-kryetari i bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar” dega Ndroq Afrim Azuni, pranon mashtrimin.

Ai i kërkon qytetarit kohë për ta liruar nga barra e kredisë, kredi e cila me kamatvonesat ka shkuar 710 mijë lekë të reja dhe përmbarimi duhet të fillojë sekuestron.

Gjatë investigimit “Fiks Fare” mësoi se për plotësimin e kushteve për marrjen e kredisë ish-kryetari i bordit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” Azuni kishte falsifikuar dokumentet duke vendosur si garanci për shlyerjen e parave 50 koshere bletësh, plug same, 3 lopë e makineri.

Ndërkohë që vetë qytetari deklaron se nuk ka zotëruar asnjëherë këtë pasuri.

Bujar Lika tregon për “Fiks Fare” se nuk ishte në dijeni fare të një gjëje të tillë , por e kishte marrë vesh atë 7 vite më vonë.

I vëllai i tij kishte filluar punë dhe paraqitet në bankë për të marrë rrogën, por duke e ngatërruar me Bujarin i cili është binjaku i tij nuk ia japin, duke i thënë se ai ishte debitor dhe duhet të shlyente kredinë.

“Vëllai erdhi në shtëpi e më thotë kur e ke marrë kredinë dhe ku i ke çuar lekët se në bankë figuron që je debitor”, tregon Bujari.

Ai shpjegon se pasi ka marrë këtë sinjalizim nga i vëllai i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit Tiranë, këta të fundit e kanë adresuar tek Banka e Shqipërisë.

“Aty më thanë ke marrë kredi 5 milion lekë dhe bashkë me kamat vonesat vlera të ka shkuar 8 milion lekë”, tha ai.

Në këto kushte qytetari i është drejtuar ish-drejtuesit të degës së fondacionit për Ndroqin, Afrim Azunit ku ai kishte aplikuar për kredi para 9 vitesh. Afrim Azuni aktualisht punonjës në Njësinë Administrative Ndroq i pohon se janë gabime që kanë ndodhur në sistem , por që gjithçka mund të rregullohet e mbyllet lehtë.

Vetë ish-drejtuesi i fondacionit për Ndroqin pranon se shuma prej 500 mijë lekësh që u lëvrua atëherë, nuk janë marrë nga Bujar Lika edhe pse kredia ka dalë në emër të tij, por që qytetarit nuk iu bë asnjëherë e ditur.

Në takimet e vazhdueshme me qytetarin, ish-drejtuesi i degës së fondacionit për Ndroqin premton se do ta shlyejë kredinë e cila çdo ditë ritet për shkak të kamatvonesave.

Mashtrimi i ish-punonjësit të bankës vazhdon edhe më tej, për t’ia bërë më të besueshme skemën e mashtrimit që ka përdor për kredinë e tij, i thotë se paratë janë tërhequr nga një bashkëfshatar i tyre, pronar i një lokali.

“Fiks Fare” dhe qytetari i mashtruar me kredinë kontaktojnë me pronarin e lokalit ku i adresoi punonjësi i fondacionit.

Në bisedë e sipër biznesmeni tregon se nuk ka tërhequr kurrë lekë në emër të dikujt tjetër, por ai pohon se këto janë mashtrimet dhe manovrat e kryetarit të bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” për të përfituar para. /Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME