Categories Lajme

Punonjësi shqiptar i postës në Zvicër bën ‘kërdinë’, i merr pakot i çon në shtëpi

44-vjeçari shqiptar që punonte për një shërbim privat postar (korier), tashmë do të përballet me drejtësinë, pasi akuzohet se nuk ka dorëzuar në destinacion pakot, madje në disa raste i ka shitur.

Bëhet fjalë për 115 pako të cilat shqiptari nga Kosova nuk ua ka dorëzuar marrësve por i ka grumbulluar në shtëpinë e tij. Aty përfshihen: veshje, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj.

Të premten ai është përgjigjur para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Pffäfikon, shkruan 20minuten.ch. Shqiptari akukuzohet se nga korriku i vitit të kaluar deri në janar ai kishte punuar në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten, ndërkohë që vlera e mallit të vjedhur shkon rreth 44,000 franga.

I pyetur nga gjykatësi përse nuk i kishte dorëzuar paketat, ai pati një përgjigje të çuditshme: “Nga zhgënjimi dhe zemërimi, sepse nuk gjeja adresën e dorëzimit. Pasi i kisha grumbulluar mallrat në banesën time, nuk dija çfarë të bëja me to”. Ai ndihet keq dhe betohet se nuk do të bëjë kurrë më diçka të tillë në jetë.

Vendimi i propozuar i prokurorit parashikon një burgim me kusht për 12 muaj si dhe dëbim 7-vjeçar nga Zvicra. Ndërkohë që 44-vjeçari nuk e ka kundërshtuar këtë masë, ndërsa theksoi se; “Unë do të kisha pranuar një dënim më të gjatë, ndihem fajtor”. Por kur iu shqiptua dëbimi, ai tha se; “Unë nuk mund të kthehem në Kosovë, më jepni edhe një shans tjetër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME