Vlorë, Nxënësit, punonjësit e Policisë dhe përfaqësuesit e shëndetësisë, të angazhuar për sensibilizimin e qytetarëve, për vendosjen e maskave mbrojtëse.
Gjatë paradites së sotme, nxënësit e Shkollës Tregtare Vlorë, në bashkëpunim me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, kanë zhvilluar një aktivitetet sensibilizues, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave që kanë si synim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
