Categories Lajme

Punonjësit nga Bangladeshi arrratisen nga biznesi në Llogara, përdorin Shqipërinë si vend tranzit drejt BE-së

Teksa jemi edhe përpara nisjes së sezonit turistik, duket se në Vlorë do të ketë vështirësi për sa i përket punonjësve që do të angazhohen në këtë sektor.

Jo vetëm që ka mungesa në plotësimin me personel vendas, por bizneset nuk po arrijnë që të marrin as punëtorë të huaj. Ata kanë më shumë procedura për të ardhur dhe marrja e tyre ka edhe më shumë kosto.

Sipas medias vendase ka pasur raste të punonjësve nga Bangladeshi të cilët janë larguar edhe natën duke lënë bosh vendet e punës sepse e kanë parë Shqipërinë si një vend tranzit.

Sipas raportimeve më të fundit, mungesa e burimeve njerëzore në prag të sezonit turistik është e përsëritur. Sytë janë kthyer nga rekrutimi i punonjësve jashtë vendit, përmes kompanive të rekrutimit, edhe pse procedurat zgjasin dhe kanë kosto. Ka pasur kërkesa për punëtorë nga Bangladeshi të cilët shpesh nuk janë ambientuar me punën. Një biznes në Llogara është shprehur se 3 nga punëtorët nga Bangladeshi i kishin ikur natën pa lajmëruar pronarin dhe e kanë shfrytëzuar ardhjen në Shqipëri për të shkuar në vendet e Europës.

Nga vitit 2022 në Vlorë u dyfishuan kërkesat për leje punë për punëtorë të huaj nga sektori i ndërtimit, industri mekanike, hoteleri-turizëm dhe fasoneri. Sipërmarrësit kanë kërkuar pajisen me leje pune për shtetas me shtetësi të ndryshme, indiane, nepaleze, bangladeshase, turke, egjiptiane.

Egjiptianët punojnë në peshkim, bangladeshasit në sektorin e ndërtimit, indianët në fasoneri dhe llogaritej që në Vlorë ishin të punësuar me kontrata 6 mujore deri 1-vjeçare, 250 shtetas të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME