Categories Lajme

Punonte në Call Center, zhduket në mënyrë të habitshme nëna e dy vajzave në Durrës! Kush e sheh të…

Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja me inicialet E.D. nga Durrësi. Ajo është larguar para dy ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen. 30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.

Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes. “Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më.

Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi më herët policia. 30-vjeçarja, në momentin që është larguar nga shtëpia kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë të zezë.

Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojë në numrat e telefonit 069 24 67 605 dhe 069 20 50 608″, citohet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME