Categories Lajme

Pushime në rulot, turistë të huaj dhe shqiptarë zgjedhin makinat e kampingut

Ditët e nxehta të verës shumë prej turistëve kanë zgjedhur ti kalojnë në rulot, me familjen apo miqtë e tyre. Ata shprehen se në Shqipëri nuk i ka sjellë vetëm natyra e bukur por edhe çmimet e ulta. Shumë prej turistëve kryesisht të huaj, nuk kanë preferuar luksin e hoteleve për të kaluar pushimet e verës, por kanë zgjedhur modestinë e makinave të kampingut. Në kampin e Radhimës, bukuritë e plazhit kanë tërhequr turistë nga shumë shtete të Europës.

“Vij nga Holanda. Jam me familjen, në Shqipëri ka njerëz miqësor ndërsa natyra është e bukur”.

“Vij nga Berlini. Deti është i bukur. Vlorën e zbulova rastësisht teksa po udhëtoja drejt jugut, kam qenë edhe në veri, kam qëndruar gjatë”.

Të impresionuar nga mikpritja, thonë se jo vetëm që do të rikthehen por do ta sugjerojnë Shqipërinë edhe tek miqtë e tyre.

“Njerëzit janë mikpritës, kampi është i bukur pasi është afër plazhit. Për Shqipërinë kemi lexuar në internet, por edhe nga miqtë shqiptar me të cilët u këshilluam para se të vinim, më vonë do të shkojnë në Berat si dhe Tiranë”. “Është një destinacion për tu zbuluar. Është hera e parë dhe me shumë siguri do të kthehem sërish”. Nuk mungojnë as emigrantët shqiptarë të cilët çdo verë i qëndrojnë besnik plazheve të jugut. “Vij nga Maqedonia, jam nga Tetova. Jemi të kënaqur shumë, restorante shumë të bukur, ushqimi është shumë i mirë.” “Vlora mu duk më mirë, edhe më mirë se Durrësi.” Përveç natyrës thonë se në Shqipëri i kanë sjellë edhe çmimet e favorshme, të ulta krahasuar me vendet nga vijnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME