Categories Lajme

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një pushues italian ka ndërruar jetë të premten në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

I moshuari u nxor nga uji nga qytetarët që ndodheshin aty pranë, por për fat të keq ai ishte pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e urgjencës dhe policia, të cilët kryen procedurat e nevojshme.

Autoritetet kanë njoftuar se do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

“Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME