Categories Lajme

“Qahet” kryebashkiaku socialist për rrogën: Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë në muaj, tani paguhem…

Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai ka habitur së fundmi duke deklaruar se rroga e parë që ka marrë në jetë ka qenë më e lartë se ajo që merr tani në postin që ka.

Rrogën e parë, Isai thotë se e ka marrë kur filloi punë si aktor në emisionin e humorit “Portokalli” në moshën 15-vjeçare dhe se e ka patur 850 mijë lekë të vjetra në muaj.

Tani në postin e kryetarit të bashkisë së Kolonjës, Isai tha në Top Albania Radio se ka rrogën më të ulët që ka marrë ndonjëherë gjatë jetës së tij, 680 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them.

I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?”

Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra” tha Erion Isai .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME