Categories Lajme

“Qamet, ushqim për buzëqeshjen”, Rama i përgjigjet Bashës për propozimin me tre pika: I mirëkuptoj, por i ftoj prapë në tryezë

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë mëngjesin e sotëm i është përgjigjur propozimit të bërë një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, lidhur me atë që duhet të bëhet në kushtet e emergjencës për zonat dhe banorët e goditur rëndë nga tërmeti.

Duke ironizuar me planin me tre pika të bërë publik dje nga Basha, Rama ka përsëritur gjithashtu ftesën për të dhe opozitën për të qenë pjesë e tryezës së përbashkët.

“Për fat të keq opozita që pretendon të qeverisë vendin, jo vetëm nuk ka pranuar ende të ulet në tryezë për të diskutuar gjërat, ne jemi gati, e në rast se idetë e tyre janë më të mira do marrim të tyret se këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, këtu duhet te bëhet me e mira për njerëzit.

Por deri tani jemi njohur me tre pika që do të qenkëshin zgjidhja dhe është një komponent i ekranit të madh të ngjarjes ku fillon dita duke qarë e vazhdon duke qeshur, e kthehet duke u pezmatuar pastaj duke buzëqeshur, gajasur e duke qarë prapë dhe këto tre pika janë absolutisht një ushqim për buzëqeshjen se nuk dua të them gajasjen se nuk dua të ndjehen keq kolegët e opozitës, por të thuash që të mblidhen 500 inxhinierë pika e parë, tani pse jo 600, pse jo 450.

Pika e dytë, të bëhet identifikim i dëmeve, por po bëhet, kjo ka qenë gjëja e parë, kemi ngritur në këmbë dynjanë dhe është bërë Durrësi sikur është lagjja para OKB ku sheh të gjitha llojet e racave dhe gjuhëve.

Pastaj pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, d.m.th. vazhdon loja, dhe 150 mln që do marrin oligarkët ti marrë populli, po ca janë këto para që u dashka ti spostojmë nga këto, d.m.th. të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas”– tha Rama.

Në fund, përsëriti ftesën për Bashën dhe opozitën për të qenë pjesë e një tryeze të përbashkët.

“Unë i mirëkuptoj, kanë edhe ata probleme nga tërmeti, por i përsëris ftesën për të qenë bashkë në një tryezë”-tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME