Categories Lajme

Qarkullonte me armë me silenciator, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve që vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”. “Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore është finalizuar operacioni policor i koduar “Distanca”.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari në momentin e kapjes në flagrancë. Gjithashtu, sekuestrohen municion luftarak dhe 1 palë dylbi që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

Gjatë operacionit, në fshatin Shijon, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. C., 27 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku kanë gjetur municion luftarak dhe një palë dylbi.

Arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, dylbitë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Elbasanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME