Categories Lajme

“Qëllova nën rrënoja me mamin e motrën shtatzënë”, Noizy rrëfen momentet e tmerrshme të tërmetit: Ishte diçka shumë e keqe

Këngëtari i njohur i muzikës rep, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, e cilëson një ngjarje të tmerrshme tërmetin katastrofik të 26 nëntorit, ku vendi u zgjua nën rrënojat, që iu morën jetën 51 personave.

I pyetur nga gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi, gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuara, këngëtari është shprehur se e ka përjetuar shumë keq tërmetin, pasi ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME