Categories Lajme

Qëlluan me armë, arrestohen dy adoleshentët në Vlorë, procedohen penalisht 6 shtetas

DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. Xh., 52 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi S. K., 52 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime në pallatin në pronësi të tij, pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasit M. L., 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç, pasi në lagjen “Pavarësia 2”, kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pasi ka goditur për motive të dobëta, shtetasin A. D. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit M. Th., 18 vjeç dhe M. M., 18 vjeç, banues ne Delvinë, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin H. H., 18 vjeç. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME