Categories Lajme

Qendruan larg çdo kontakti prej afro një viti, prerja e flokëve u kushton shumë shtrenjtë çiftit të të moshuarve

Mike dhe Carol Bruno bënë gjithçka siç duhej për t’iu shmangur infektimit me koronavirus. Qëndruan larg grumbullimeve të mëdha familjare dhe përdorën vetëm telefonin për kontakte me të tjerët. Por një vizitë e thjeshtë për të prerë flokët u kushtoi me jetë të dyve.

Çifti amerikan ishte i martuar për gjashtë dekada para se të vdìste nga virusi, ka thënë i biri i tyre Joseph Bruno për CNN. Çifti nga Chicago, që vdìq me 10 ditë dallim mes vete, ishte në mesin e 338 mijë të v dékurve nga COVID-19 në Amerikë. Bruno shpreson që rasti i tyre të jetë shembull se sa i rëndësishëm është kujdesi për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe se sa lehtë mund të infektohesh. “Edhe pse menduam se po bëmë gjithçka në rregull, ne e morëm virusin”, ka thënë ai.

Në nëntor, e ëma e Josephit, Carol, kishte shkuar në banesën e tij bashkë me motrën ashtu që motra t’ia priste flokët. Para vizitës, motra e Josephit, që punon në një floktari, kishte rezultuar negativ në testin për COVID-19. Ajo po ashtu kishte karantinuar për tri-katër ditë – një shenjë që shtoi kujdesin e familjes rreth saj. Vizita zgjati rreth 40 minuta dhe të gjithë po bartnin maska dhe kishin shmangur çdo kontakt, ka treguar Bruno. Ata ishin siguruar që e ëma të mos afrohej me të tjerët dhe të qëndronte afër dritareve për mbrojtje të shtuar.

Një ditë pas vizitës, e motra e Josephit nisi të shfaqte simptoma të COVID-19. Nëna dhe djali nisën po ashtu të ndihen keq. Caroli u shtri në spital pak ditë më pas, por u lirua pasi iu përmirësua gjendja. Dy ditë më vonë, u kthye në spital për terapi me oksigjen. Më pas iu sëmur edhe bashkëshorti. Një ditë pasi burri i saj u bë për oksigjenoterapi, Caroli vdìq. Nëntë ditë më pas, dy ditë para Krishtlindjes, v dìq edhe Mike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME