Categories Showbiz

Qethi Bashën e reagoi Braçe, ja ç’do ti bënte berberi i famshëm Edi Ramës

Xhimi Beqiri këtë të premtë ishte i ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ku foli mbi përkujdesjen që meshkujt tregojnë ndaj imazhit të tyre. Në sallonin e tij shkojnë personazhet e njohur dhe të panjohur të kryeqyetetit, mes të cilëve edhe politikanë.  Postimi i tij në Instagram me Lulzim Bashën, ku kishte komentuar edhe Erjon Braçe, mori vëmendjen e medias sociale. Ermali e pyet nëse pranojnë ata të dorëzohen tek ai kur vjen puna tek pamja e jashtme.

“Patjetër. Ata janë shumë të thjeshtë, shumë paqësor, shumë komunikueshëm, qytetarë”, tha Xhimi. Ermali sërish e pyet nëse “Z. Basha i tha bëj çtë duash”? “Jo bëj ç’të duash nuk tha por në dorën time përfundoi. Domethënë çfarë diskutova dhe mendova ajo u realizua në fund”.

Ermali e “ngacmon” edhe për komentin që Z. Braçe kishte bërë në status. Ai e pyet se “Si ndjehesh kur je në vorbullën e mediave sociale”?  Xhimi tha se “unë i marr me humor”. Karantina solli ndryshime edhe në imazhin e shumë figurave politike në vend, ndaj në Kryeministri mjekrra u bë kryefjalë. Ermali e pyet Xhimin nëse ia doli të fuse më shumë në mode mbajtjen e saj.

“I sugjeroj më të mirën e mundshme sepse një mjekërr është një aksesor. Të gjithë e duan modernen por në bazë të pozicionit të punës duhet të luajmë me moderne-sportive”. Ai e pyet konkretisht për Edi Ramën nëse duhet ta mbaj apo ta heqë mjekrrën. Xhimi sugjeron për Kryeministrin kurim të saj dhe që ta rrisë edhe pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME