Categories Politike

Qeveri teknike çdo 6 muaj para zgjedhjeve? E vërteta e propozimit për Reformën Zgjedhore

Një qeveri teknike “de fakto”. Këtë propozim pretendon të vë në jetë mazhoranca,i cili në të vërtetë lidhet me kontrollin nga KQZ të të gjitha aktiviteteve publike të qeverisë, gjashtë muaj përpara zgjedhjeve.

Nëse KQZ vëren se aktiviteti mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të aktivitetit.

Procesi për Reformën Zgjedhore është futur në fazën më të rëndësishme, si për faktin se propozime të ndryshme po konkretizohen, e po ashtu edhe mënyrën sesi po ecet nga të dy palët për këtë reformë.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare, janë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, ndërsa opozita joparlamentare, ka filluar konsultimet në nivelin tekniko-politikë për të hartuar propozime për këtë reformë.

Deri tani, Komisioni i Reformës Zgjedhore po punon mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, dhe ekspertët e tyre kanë bërë propozimet e para për këtë reformë.

Në një dalje për mediat dy ditë më parë, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damain Gjiknuri foli për një draft të ekspertëve, që 6 muaj para zgjedhjeve çdo aktivitet i qeverisë, duhet të raportohet pranë KQZ-së 24 orë para se të zhvillohet dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse do të lejohet apo jo të mbahet.

Sipas Gjiknurit, nëse ky draft miratohet, do e kthente qeverinë në gati një qeveri teknike.

“Projekti i parë që u diskutua ka disa vendime realisht të guximshme. Ka disa propozime realisht radikale, sidomos ajo që i vëmë detyrim qeverisë që për 6 muaj të raportojë çdo lloj aktiviteti, dhe është KQZ që do të vendosë nëse do të konsiderohet aktivitet me përmbajtje politike ose jo, duke e kthyer “de fakto” qeverinë, gati si një qeveri teknike. Ndalohet për 6 muaj para zgjedhjeve, aktiviteti i mirëfilltë politikë, ajo që presupozohet nganjëherë që quhet si avantazh që ka forca që ka në pushtet përmes qeverisë.

Ka dallime për qasjen për reformën zgjedhore, që opozita parlamentare insiston të mos miratohet reforma pa sistemin, ne kemi rënë dakord të vijnë me një propozim dhe të diskutohet.”-deklaroi Damian Gjiknuri.

Deklarata e Gjiknurit u interpretua nga media, sikur 6 muaj para zgjedhje do të ketë qeveri teknike, por në fakt propozimi ekspertëve është tjetër.

Por cili është propozimi i katër ekspertëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore?

Ekspertët e Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë propozuar që institucionet publike, qendrore dhe vendore, duhet të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Raportimi i këtyre aktiviteteve pranë KQZ-së duhet të raportohen 24 orë para se të zhvillohen në një faqe online i administruar nga ky institucion, ku duhet të jepen të dhëna për datën dhe orën e veprimtarisë, llojin e saj, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin.

Nëse KQZ konstaton vetë, ose vihet në dijeni nga palë të treta se aktiviteti mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj.

Sipas propozimit të ekspertëve, veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohen apo të pasqyrohen në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione.

Propozimi i ekspertëve pritet të diskutohet së shpejti nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, si dhe aktorë të tjerë, e më pas do të vendoset nëse ky draft do të votohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME