Categories Lajme

Qeveria do të taksojë personazhet e Instagramit dhe të TIKTOK-ut

Ministria e Ekonomisë dhe Financave po ndërmerr një hap të rëndësishëm për të rritur të ardhurat publike. Këtë herë, synohet të taksohen edhe individët që marrin të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Zyrtarisht ky taksim pritet të nisë zyrtarisht nga 1 Janari i vitit 2024.

Për ministrinë ky është një ndryshim i rëndësishëm në sistemin tatimor, pasi deri më tani, individët që përfitonin të ardhura nga platformat e tilla si TikTok, Instagram, Facebook, YouTube dhe Google ishin jashtë lupës të tatimit nga shteti. Megjithatë, tani do të ndryshojë e gjitha.

Personazhet e njohur të TikTok-ut, influencerët e rrjeteve sociale dhe blogerët që krijojnë të ardhura të konsiderueshme nga aktiviteti online do të kenë detyrimin të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre në një shkallë prej 15%.

Në bisedat dhe intervistat televizive, këta individë kanë rrëfyer se janë përfitues të shifrave të mëdha, duke treguar për të ardhurat e tyre të krijuara përmes reklamave, sponsorimeve dhe kontributit të tyre në platformat sociale. Ky ndryshim në politikën tatimore do të sjellë një burim të rëndësishëm të të ardhurave për shtetin.

Por në këtë risi nuk përfshihen vetëm kreatorët e përmbajtjes. Individët që ofrojnë pronat e tyre për qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB do të taksohen po ashtu, duke përfshirë edhe rishitësit dhe reklamuesit që marrin pagesa nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba do të kenë obligimin të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre.

Për të zbatuar këtë ndryshim të rëndësishëm në tatim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përcaktuar një plan të veçantë për identifikimin e këtyre individëve. Ky plan bazohet në monitorimin e pagesave që këto kompani bëjnë drejt llogarive bankare të individëve dhe ka për qëllim të sigurojë që të gjithë ata që përfitojnë nga aktiviteti online të kontribuojnë në sistemin tatimor të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME