Categories Politike

Qeveria e re e Kosovës/ Përfundon takimi LDK-VV, çfarë u diskutua mes palëve

Ka përfunduar takimi i katërt i grupeve të punës të LDK dhe Vetëvendosjes, për krimin e qeverisë së re të Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se takimi është zhvilluar në selinë kryesore të Vetëvendosjes. Përfaqësuesi i LDK-së Arben Gashi tha se në këtë takim u diskutuan për tema që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe të jashtme.

“Temat që u diskutuan në këtë takim kanë të bëjnë me sigurinë e jashtme, me ushtrinë e Kosovës, ngritja e kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës dhe përgatitja e saj në afatin optimal për t’u anëtarësuar në NATO.

Siguria e brendshme që ka të bëjë me sigurinë në trafik, me sigurinë publike, me sigurinë e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, sigurinë nga emergjenca civile. Diskutuam po ashtu dhe për sundimin e ligjit që ka të bëjë me gjykatat dhe prokuroritë. Folëm për vettingun, për dekriminalizimin dhe po ashtu folëm për çështjen e krijimit të një zyrë të veçantë që do të quhet Zyra Shtetërore e Hetimit.

Për këtë zyre ende nuk kemi një qëndrim final. Kjo zyrë do të ketë disa komponentë siç janë: lufta kundër krimit të organizuar, hetimi i krimeve të vjetërsuara dhe sidomos krimeve politike, lufta kundër korrupsionit, dhe sundimi i ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të dyshuar. Kjo zyrë ka nevojë ende për sqarime dhe për të parë a cenon sistemin kushtetues të Kosovës dhe a do të ketë ndryshime në ligje”, tha ai.

Ndërkohë, takimi i radhës do të mbahet ditën e hënë në orën 15:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME