Categories Politike

Qeveria e re/ Kush janë ministrat e rinj

Vendimi i Kryeministrit Rama për të ndryshuar rrënjësisht kabinetin qeveritar, duket se ka qenë surprizë dhe për vetë ministrat e larguar.

Ministrat që kishin në detyrë 6 vite u larguan sot nga kreu i qeverisë.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zëvendësuar nga Besa Shahini.

Kjo e fundit është aktualisht si zv.ministre e Arsimit dhe është me origjinë nga Kosova.

“Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë”, thuhet në CV e saj.

Zv.kryeministr

Kreu i qeverisë ka perferuar që të largojë edhe zv.kryeministren, Senida Mesi, duke e zënëndësuar atë me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Braçe nuk ka pasur gjatë 6 viteve asnjë post në qeverinë Rama, edhe pse është përfolur në shumë raste se do të ishte pjesë e dikastereve kryesore.

Pëzgjedhja e Braçes është duartrokitur sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së.

Financat

Arben Ahmetaj, ministri i Financave dhe Energjetikes është zëvendësuar sot nga Anila Denaj. Kjo e fundit mban aktualisht postin e Drejtoreshës së Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Anila Denaj nuk është e njohur në rradhët e socialistëve si figurë politike. Ajo vjen nga sistemi bankar dhe ka drejtuar një nga bankat e mëdha në Shqipëri.

Ministri Jashtëm

Ditmir Bushati është zëvendësuar po nga zv.ministri i Puneve të Jashtme, Genti Cakaj.

Ky i fundit i emëruar rishtas në Ministrinë e Jashtme, ka mbajtur postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e Integrimit. Ai është me origjinë nga Kosova dhe politolog i njohur.

Në muajin qershor, Caka mori postin e ri zv.ministrit, pas largimit të Kleopatra Maliqit, e cila u shkarkua nga Rama.

Infrastruktura

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, e cila prej vitesh është drejtuar nga Damian Gjiknuri i është besuar Belinda Ballukut. Kjo e fundit prej disa vitesh ka qenë Drejtoresha e Aviacionit Civil.

Balluku është vlerësuar disa herë publikisht nga Rama për performancën e saj në ngritjen e “Air Albania”, kompanisë së parë të fluturimit shqiptar. Balluku është pagëzuar nga Rama si “shtriga” e Aviacionit Civil.

Kultura

Margariti

Një nga largimet e sotme ishte dhe ai i Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës.

Në vendin e saj është emëruar Elva Margariti, kjo e fundit është arkitekte dhe aktualisht mban postin e këshilltares së Kryeministrit Rama.

Bujqësia dhe Sipërmarrja

Blendi Çuçi është rikthyer në kabinetin Rama si zëvendësues i Niko Peleshit.

Çuçi ka qenë ministër i Pushtetit Vendor, por me riformatimin e kabinetit ai mbeti jashtë qeverisë. Çuçi tashme do të jetë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë që Rama vendosi dhe largimin e Sonila Qatos, nga posti i ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Në vendin e asaj është emëruar Eduard Shalsi, aktualisht Kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese.

Parlamenti

Spiropali

Rama ka vendosur të riktheje edhe postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke vendosur në këtë detyrë, Elisa Spiropalin. Ish drejtoreshën e Doganave dhe aktualisht, deputete dhe nënkryetaren e Grupit të PS-së.

Ministrat e rinj

Erion Braçe, Zv.Kryeministër

Besa Shahini, ministre e re e Arsimit

Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë

Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit

Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME