Categories Lajme

‘Qeveria është vetë një KÇK’, Mark Marku: ‘Venecia’ do t’i japë të drejtë faktorit kundër “Anti-Shpifjes”

Pegagogu i gazetarisë, Mark Marku, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 e ka cilësuar tërheqjen e PS-së nga “Anti-Shpifja”, si një truk për të gënjyer ndërkombëtarët, pasi Shqipëria është para diskutimit të negociatave. Marku shprehet se, qeveria gjithsesi bëri mirë që u tërhoq pasi do të shkaktonte një dëm shumë të madh në demokracinë shqiptare me miratimin e Paketës “Anti-Shpifje si dhe beson se pikërisht Komisioni i Venecias do t’i japë të drejtë faktorit kundër “Anti-Shpifjes.

PS u tërhoq nga Anti-Shpifja, a është një tërheqje e përkohshme?

Besoj se po, është tërheqje. Nuk vjen vetëm prej faktit që ka kaluar në Komisionin e Venecias pasi e ka kalur dhe Këshilli i Europës. I kalon zakonisht Parlamenti apo Gjykata Kushtetuese. Hera e parë që e dërgon një institucion tregon peshën që ka kjo çështje. OSBE, Këshilli i Europës, PE thanë që nëse kalon ky ligj do të jetë problem për negociatat. Presioni ndërkombëtar ka qenë shumë i madh. Po ashtu dhe ai i brendshëm. Të gjitha organizatat e mediave edhe këtu në Shqipëri kanë qenë kundër. Pra ka patur një rezistencë të madhe. Qeveria ka bërë shumë mirë pasi po ta kalonte do të bënte gabim, dëm në demokraci. Nuk kishte nevojë që të shkonte gjëja deri këtu. Unë mendoj që kjo nuk dihet pasi qeveria është e paparashikueshme, mund të jetë dhe tërheqje përfundimtare. Jemi në procesin e negociatave sërish dhe mund të jetë edhe një truk. Parimi i qeverive shqiptare është mungesa e lojalitetit me BE, që mendojmë t’i gënjejmë, kalojmë këtë fazë dhe më pas kalojmë në atë tonën. BE ka disa standarte dhe vlera mbi të cilat është ndërtuar ai qytetërim, dhe mungesa e kësaj qeverie është që cështjen e BE-së e quan si spektakël politik dhe jo si një rrugë të gjatë që do të duhet që ne përpara se të bëhemi pjesë e BE duhet të bëhemi vetë europiane, në shoqëri, në pushtet, në demokraci. Për fat të keq në këtë pikë nuk jemi të sinqertë me europën. Ne nuk kemi asnjë standart europian. Duam të futemi në BE pa këto standarte.

Duhet monitoruar deri në fund që për momentin nuk do ta kalojnë, kam bindjen se Këshilli i Venecias do t’i japë të drejtë faktorëve kundër Anti-Shpifjes. Pasi ajo sheh parimet të demorkacisë, medias, lirisë së fjalës. Këto janë parime në SHBA, Kanada etj. Fryma e ndryshimeve është anti-demokratike. Ligji për mediat audiovizive ka krijuar probleme pasi pas një farë kohe çdo ligj krijon probleme. Ky ligj që ka qenë i mirë mund të bëhet i papërdorshëm prej saj. Por ky bllok amendimesh jo vetëm e përmirësojnë atë ligj por e destrukturojnë atë. Duhet një konsensus me aktorët mediatikë. Ligji i 1994, ligji për shtypin ka qenë një ligj i marrë nga një Land i Gjermanisë, por meqenëse u kundërshtua nga mediat atëhere u miratua me forcën e kartonit por nuk u zbatua kurrë. Më pas u hoq dhe u la një nen që mediat në Shqipëri janë të lira. Një imitim i Kushtetutës së SHBA. Ishte ligj i konsoliduar, s’kishte asnjë problem por media në bllok e kundërshtoi.

Praktikisht ai ligj nuk u zbatua kurrë. Një ligj s’mund të zbatohet në kundërshtim me aktorët kryesorë. Qeveria në një shoqëri demokratike nuk mund të zaptojë aktorët kryesorë, mund ta bëjë vetëm kur zapton demokracinë. Tërheqja është një truk ndaj ndërkombëtarëve.’’- thotë Marku. Po ashtu për paketën “Anti-KÇK” e cila u miratua sot nga Këshilli i Ministrave, Marku shprehet se qeveria vetë funksionon prej vitesh si KÇK dhe nuk mundet që të bëjë drejtësi, atë mund ta bëjnë vetëm organet e drejtësisë. Pedagogu e cilëson “Anti-KÇK”-në, si një strukturë dubluese të institucioneve të drejtësisë duke shfaqur frikën që ka qeveria nga Reforma në Drejtësi. “Jam shumë skeptik jo se PD është skeptike, pasi ajo është opozitare, por unë jam skeptik duke u nisur nga retorika. Kap ca të kapësh që thotë Rama, vetë qeveria prej vitesh funksionon ashtu. Një qeveri që përvetëson pasuritë publike, që i shpërndan taksat tek klientela si mund të ndërtojë një fushatë kundër asaj organizate apo të bëjë drejtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME