Categories Lajme, Turizëm

Qeveria instrument të tretë me fokus prodhuesit dhe turizmin

“Paketa e dytë e instrumentit financiar prej 150 milionë dollarësh është aprovuar dje në qeveri dhe deri të hënën bankat do të nisin firmosjen e marrëveshjes, çka i hap rrugën biznesit të marrë kredi jo vetëm për pagat e punonjësve, por edhe për likuiditet”, deklaroi ministri i Shtetit për Rindërtim, njëkohësisht kordinator për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, Arben Ahmetaj. Në një prononcim për ATSH-në, ministri Ahmetaj bëri të ditur termat e garancisë sovrane.

Sipas tij, risku që merr qeveria është 60% dhe 40% ja ka lënë bankave. Duke folur për kushtet e kredisë, ministri Ahmetaj bëri të ditur se një sipërmarrje mund të marrë kredi deri në 30 milionë lekë. Kredia do të jepet me një interes deri në 5% dhe është një kredi për një periudhë 5-vjeçare.

Ahmetaj tha se përfshihen subjektet tregtare edhe për mjetet e xhiros dhe për asetet fikse për investime. “Ne do ta vëzhgojmë me kujdes këtë paketë dhe në varësi të ecurisë së saj do të bëjmë gati një instrument të tretë garancie, me një fokus më të ngushtë, te sipërmarrja, kryesisht prodhuese dhe turizmi”, tha Ahmetaj. /a.gjonaj, ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME