Categories Lajme

FOTO-Rifillon shpërndarja e kartave të identitetit në Gjirokastër/ Prefekti Aliaj: Qytetarët të respektojnë protokollet e sigurisë

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj ndoqi sot nga afër rifillimin e procesit të shpërndarjes së kartave të identitetit nga sportelet e shërbimit Aleat, të vendosura në ambientet e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara Dega Gjirokastër. Në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Brendshme, tërheqja e kartave të identitetit mund të kryhet vetëm pasi qytetarët të njoftohen nga zyra përkatëse, ndërsa prej javës së ardhshme do të fillojnë edhe aplikimet e reja për kartat e identitetit dhe pasaporta biometrike.

Sipas Drejtoreshës së ADISA-s Gjirokastër, Marseda Xarba, fillimisht do të përcaktohet një orar paraqitje për çdo person, ndërsa i gjithë procesi do të shoqërohet me masat e reja të sigurisë. Prefekti i qarkut në një komunikim me medien ftoi qytetarët e qarkut Gjirokastër që të bashkëpunojnë në këtë proces, duke respektuar me rigorozitet të lartë protokollet përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME