Categories Lajme

Qeveria jep 30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin

Qeveria ka dhënë 30 milion dollarë shtesë për rindërtimin. Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj. “Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet.

Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” u shpreh Ahmetaj, në një konference për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.  Ahmetaj bëri me dije se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“ Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike. Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme,” deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME