Categories Lajme

Qeveria kërkon zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Qeveria kërkon të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor të këtij viti. Kryeministri Edi Rama pritet t’i drejtohet Parlamentit për të miratuar zgjatjen e gjendjes aktuale me masat shtrënguese për shkak të situatës me COVID-19. Edhe në komunikimin e sotëm interesimit të qytetarëve, Rama iu përgjigj se do të ketë zgjatje të afatit të gjendjes të fatkeqësisë natyrore.

Qeveria me 24 mars shpalli për 1 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi.

“Referuar neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “d”, të nenit 18, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020”, përcaktohet në draftin e e qeverisë.

Zgjatja e afatit të gjendjes të fatkeqësisë natyrore pritet të sjellë reagime të faktorëve të politikës dhe biznesit, sidomos nga sektori i turizmit ku përkon me kulmin e zhvillimit të kësaj industrie. Kujtojmë se për shkak të mbylljes të bizneseve dhe rënies të kapaciteteve prodhuese nga 50% deri në 70% të pjesës dërmuese të kompanive prodhuese numri i të papunëve do të rritet deri në 60 mijë, sipas studimeve dhe shifrave të Ministrisë të Financave. /Burimi: Revista Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME