Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, jepen 560 milionë lekë për naftëtarët e Ballshit

Komisioni i Ekonomisë ka akorduar 560 milionë lekë për naftëtarët. Propozimi u dha në mbledhjen ku po diskutohet buxheti i ekonomisë.

Ndërkohë, bëhet me dije se në orën 17:00, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me naftëtarët. Kujtojmë se ditën e hënë, Rama ishte në takim me përfaqësinë e naftëtarëve të Ballshit, me të cilët ra dakord për ti dhënë mbështetje financiare. Para mediave, Rama u shpreh se aktualisht nuk është një investitor gati për të hapur rafinerinë por kanë bërë ndërmjetësin me disa kompani.

Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të merret nga naftëtarët pasi nuk ranë dakord në lidhje me pagat e prapambetura, megjithatë Rama theksoi se në kushte grevash, nuk pranon asnjë negociatë.

“Kemi ardhur me idenë për sqarimin e pagave por natyrisht duke pasur parasysh se janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Faktikisht kemi ndarë kohën në sensin se çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënie private, janë çështje që nuk i takojnë qeverisë, por çështja e këtyre njerëzve sot është një çështje që na takon ne, që ta adresojmë së bashku me ta, me mirëkuptimin e tyre, pasi rruga e thjeshtë ligjore do të ishte që të drejtoheshin në zyrat e punës për të marrë asistencën.

Bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim profesional. Faktikisht rafineria është e fikur por nuk flasim për pagën. Nuk merremi me paga të prapambetura, nuk është çështja jonë, por çështje që ka të bëjë me marrëdhënien e tyre me kompaninë. Qeveria në një sistem si ky që kemi zgjedhur para 30 vjetësh nuk merr përsipër të zgjidhë çështjet e kompanisë. Bëhet fjalë për një kompani që nuk mund të ishte ndryshe për kohën kriminale që u krye nga qeveria e mëparshme.

Nuk mund ta di se kur nis për aq kohë sa nuk kemi një investitor që është gati për të rinisur në këtë moment në këtë sektor. Natyrisht që tregova se kemi bërë përpjekje, por jemi në një pozicion specifik se ne bëjmë ndërmjetësin duke kontaktuar jashtë vendit që nga Presidentë, si ai i Azerbajxhanit por jo vetëm ai për ti kërkuar mbështetje të kompanive të tyre, por në këto kushte sot, në këtë kohë janë të painteresuara. Nëse ka një kompani që është gati të hyjë në këtë punë duhet të merret vesh në bankat.

Është e drejta e tyre por në kushte grevash nuk negocioj. Ne marrim përsipër të paguajmë që ata të rrinë në shtëpi në kuptimin që të bëjnë dhe punë të tjera. Por nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh dhe ne nuk duam ti humbasim. Ne do vendosim në dispozicion një mbështetje financiare të arsyeshme. Biseda sot ishte për të marrë vesh për parimin”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME