Categories Lajme

Qeveria njoftoi reformën e pensioneve, 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim per këtë vit

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve.

Institucionet publike kanë artikuluar vetëm masën e rritjes për kategoritë përkatëse, por vendimi i zbardhur i qeverisë parashikon kufizim dhe përjashtime.

“E-Zonë” ka mësuar se si pasojë e këtyre kufizimeve dhe tavanëve të vendosur, rreth 75 mijë pensionistë nuk përfitojë asnjë lekë nga kompensimi.

Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, gjatë një interviste për “Vizion Plus” sqaroi se edhe ata që përfitojnë, nëse janë pranë tavanëve të përcaktuar, do të marrin një shumë minimaliste.

“Për pensionin e pleqërisë të plotë urban, tavani ka qenë 40 mijë lekë. Kjo do të thotë se nëse masa e pensionit kalon këtë kufi, pensionisti nuk përfiton. Por edhe nëse masa e pensionit të plotë urban është 39 mije lekë, masa e kompensimit është vetëm 1000 lekë, pra nuk përfitohet i plotë 1800 lekë sikundër parashikon vendimi. E njëjta metodologji është zbatuar edhe për pensionet urbane të pjesshme, ku tavani ishte 22 mijë lekë i përcaktuar, për pensionet rurale dhe familjare tavani ka qenë 18 mijë lekë, ndërsa për personat e invaliditetit tavani ka qenë 30 mijë lekë. Kush e ka pensionin në këto kufij masa e rritjes do të jetë minimale dhe s’duhet t’i kalojë këto tavane”,  tha Nunaj.

Sipas ekspertes kjo skemë krijon një pabarazi, pasi krijon dy grupe, ata që përfitojnë dhe ata që përjashtohen.

“Me këtë skemë që po aplikohet, unë nuk do ta quaja rritje të pensionit, madje as një bonus të ndarë në 12 muaj.  Kjo skemë quhet kompensim. Pra nuk rrit masën e pensionit, por rrit shtesat. Kjo do të thotë që këto shtesa nuk do të jenë pjesë e përllogaritjes së indeksimit”, tha Nunaj.

Nëse reforma e pensionit të vijojë me të njëjtën metodologji edhe në vitet pasuese, sërish mijëra prej pensionistëve do të mbeten të përjashtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME